TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Dhjetor 2024, 16:42

Elbasan/ Arratisen dy të paraburgosur; njëri kapet, tjetri në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Elbasan/ Arratisen dy të paraburgosur; njëri kapet, tjetri në

Dy persona të arrestuar për vjedhje janë arratisur nga ambientet e paraburgimit në Policinë e Elbasanit. Bëhet fjalë për një 29 dhe 33-vjeçar, të cilët kanë mundur t’iu shpëtojnë efektivëve të policisë së Elbasanit të cilët po kryenin veprimet proceduriale.

Arratisja e njërit prej tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi 29-vjeçari është kapur sërish nga ana e policisë ndërsa 33-vjeçari, vijon të jetë në kërkim. Ndërkohë që është nisur një hetim penal për efektivët përgjegjës të rastit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

Lini një Përgjigje