TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Janar 2025, 09:20

Festimet për Vitin e Ri, 16 persona dëmtohen nga fishekzjarret!

Shkruar nga Pamfleti

Festimet për Vitin e Ri, 16 persona dëmtohen nga fishekzjarret!

Në natën e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi punonjësit e Policisë në detyrë dhe përcolli urimet për qytetarët dhe efektivët.

Gjatë vizitës, ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”

“Festimet për ndërrimin e  viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë  qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit”.

Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete, akse rrugore si dhe pranë lokaleve ku vijojnë festimet.

Lini një Përgjigje