Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karjan të Gjirokastrës ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë zetori.
Shtetasi i identifikuar si Kristo Suli ka qenë duke hapur një ngastër toke dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ka qenë një bari i zonës, i cili e ka gjetur viktimën pasi është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes.
Policia dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje