
Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një bombul gazi. Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia dhe ekipet zjarrfikëse.
Në momentin e shpërthimit të flakëve në apartamentin që ndodhet në katin e 8-të të pallatit nuk ka pasur njeri.
"Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar", njoftoi Policia e Tiranës.
Lini një Përgjigje