
Policia e Shtetit ka dalë sot me informacion zyrtar për operacionin ndërkombëtar antidrogë ku morën pjesë forcat e Guardia Di Finanza, DEA-s amerikane dhe policisë shqiptare. Gjatë operacioni u godit një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe Kurbin, teksa pati zhvillime në ujërat ndërkombëtare dhe ato shqiptare.
Sipas zv.drejtorit të policisë Sokol Bizhga, operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.
Ai tha se trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera sapo pikasën policinë.
"Do ju informojmë mbi një operacion i koduar “Flakë deti”, për të goditur një grup të strukturuar kriminal. Operacioni ka nisur 14 Gusht në orën 22 deri më 15 Gusht. Në momentin që u rrethuan nga mjetet lundruese të Guarda di Financa trafikantët i kanë vënë flakën gjërave të paligjshme.
Deri në orën 16:00 janë kërkuar provat materiale, janë arrestuar 6 shtetas të huaj dhe shqiptarë.Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, para cash: 45 mijë euro, 25 mln lekë të vjetra, paund, franga zvicerane e lira turke. Po kështu 25 kg kanabis janë gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera."-u shpreh Bizhga.
Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar dje nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Guardia di Finanza italiane. Gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Mësohet se janë shoqëruar disa persona ndërsa janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe ish-zyrtari i lartë i policisë Arlind Ismailukaj.
Lini një Përgjigje