TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2023, 10:44

Arrestohen babë e bir në Lazarat, kishin mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohen babë e bir në Lazarat, kishin mbjellë kanabis në

Babë e bir u arrestuan në Lazarat pasi kishin mbjellur kanabis në oborrin e shtëpisë së tyre.

A. S., 51 vjeç dhe E. S., 28 vjeç u kapën në flagrancë nga dronët e policisë, teksa kujdeseshin për 50 bimët narkotike.

Policia gjithashtu asgjesoi nëpërmjet djegies, bimët narkotike dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjet në banesën e 2 të arrestuarve.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë në fshatin Lazarat, kultivoheshin bimë narkotike cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër finalizuan operacionin policor të koduar “Kujdesi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. S., 51 vjeç dhe E. S., 28 vjeç (babai dhe djali), të dy banues në fshatin Lazarat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

lazarat arrestohen babë e bir

Lini një Përgjigje