Një efektiv policie është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në fshatin Pilur të Himarës.
Polici 28 vjeçar Redian Çaushaj prej disa orësh ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës.
28 vjeçari ka parë dy persona që po rriteshin, ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Autori e ka goditur me thikë në pjesën midis kraharorit dhe qafës.
Thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjakë gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28 vjeçarit.
Policë të Vlorës kanë dhuruar gjak. Gjendja shëndetësore e policit ende kritike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin dhe në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë , me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.
Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.
Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje