
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Mediat raportojnë se dy adoleshentët kanë pësuar plagë të rënda nga përplasja e dy jet skive.
Mësohet se 16-vjeçari është në intubim për shkak të gjëndjes së rëndë, në rrezik për jetën. Adoleshenti nuk mund të futet as në operacion.
Bëhet me dije se është shoqëruar në polici edhe pronari i jet skive.
Policia ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje që kanë zbardhur edhe detaje.
Ndërkohë, kujtojmë se policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 2 pushuesit ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.
“Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.
Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.
Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.” njoftoi policia.
Lini një Përgjigje