TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2023, 13:49

Të shtënat me armë në Sarandë, Policia: 23-vjeçari qëlloi në mënyrë të pavullnetshme dhe iku me vrap

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në Sarandë, Policia:

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka qëlluar me armë zjarri në qytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se 23-vjeçari Klaudio Qendro ka kryer një qitje të pavullnetshme, ndërsa pasi ka shtënë me armë, ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar me vrap.

"Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

 

arme sarande policia 23 vjecari

Lini një Përgjigje