TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2023, 10:59

Vrau me kaçavidë të riun në Dibër, publikohet fotoja e autorit

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me kaçavidë të riun në Dibër, publikohet fotoja
Dorjan Dema

Është siguruar fotoja e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjani, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Homesh të Dibrës.

30-vjeçari u arrestua nga policia pas vrasjes së të riut. Autori e qëlloi viktimën me një kaçavidë pas një konflikti mes tyre, me fjalë banale.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje.

Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

"Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital", njofton policia.

 

kacavide vrasje diber autori

Lini një Përgjigje