Është publikuar fotoja e Dritan Manjanit, të riut i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me kaçavidë pas një sherri me fqinjët.
Mësohet se një ditë më parë, autori Dorjan Mema ka qenë duke shkuar në shtëpinë e djalit të xhaxhait të Dritan Manjanit, për t’u zënë. Ndërsa viktima Dritan Manjani i ka dalë para për të ndaluar por është qëlluar me kaçavidë.
Ngjarja ka ndodhur në Homesh, ku 26-vjeçari ka humbur jetën në spital pasi nuk ka mundur t'i mbijentonte plagëve të marra.
Ndërkohë, autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje.
Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
"Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital", njofton policia.
Lini një Përgjigje