TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2023, 16:15

Pogradec/ Gjendet i mbytur 60-vjeçari në rezervuar, detajet e para

Shkruar nga Pamfleti

Pogradec/ Gjendet i mbytur 60-vjeçari në rezervuar, detajet e para

Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur mesditën e sotme në rezervuarin e fshatit Grabovicë në Pogradec.

I moshuari banues në Leshnicë, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia bën me dije se  në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

60-vjecari pogradec i pajete

Lini një Përgjigje