TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2023, 13:50

Ramiz Muçollari u ekzekutua nga RENEA, zbardhen dëshmitë e para të gruas dhe djalit: Tentuam ta shtronim në spital

Shkruar nga Pamfleti

Ramiz Muçollari u ekzekutua nga RENEA, zbardhen dëshmitë e para

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e së shtunës në Maliq ku Ramiz Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten dhe me qytën e pushkës goditi djalin e tij, ndërsa janë zbardhur dëshmitë e para të nënë e bir.

62-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor sulmoi me armë edhe policinë, duke shkaktuar panik në fshat. Pas më shumë se 8 orë negociatash ai u vra nga RENEA, ndërsa gjendja shëndetësore e të plagosurve nënë e bir, Pëllumbesha dhe Kamber Muçollarit është e stabilizuar.

Dy të plagosurit, nënë e bir që u sulmuan nga kryefamiljari Ramiz Muçollari tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës.

Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore Pëllumbesha Muçollari, ka thënë se shkak për acarimin e situatës ka qenë tentativa për ta bindur Ramizin të shtrohej në spital, pasi gjendja e tij e shëndetit mendor ishte përkeqësuar. Në diskutim e sipër, Ramiz Muçollari e ka goditur me thikë kuzhine bashkëshorten të cilës i ka shkaktuar plagë në pjesë e këmbës.

Në sherr ka ndërhyrë edhe djali i tyre, Kamber Muçollari 27-vjeç ku edhe ky i fundit është sulmuar nga babai i tij, duke marrë plagë në pjesën e kokës. 62-vjeçari e ka goditur me pjesë e pasme të mitralozit, djalin e tij. Pas plagëve të marra ata kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur uniformat blu, gjendja shëndetësore e 62-vjeçarit është përkeqësuar, pasi ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej vazhdimisht me medikamente. Sapo kanë arritur policia ai ka filluar të qëllojë me armë në drejtim të tyre duke mos pranuar të dorëzohet.

Pas disa orë negociatash, forcat e rendit janë tërhequr, pa sukses, ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen e njësisë speciale RENEA.

Edhe këtë të fundit kanë tentuar ta bindin 62-vjeçarin të dorëzohet, por sërish ka qenë i pamundur komunikimi pasi janë përballur me breshëri plumbash. Përballë një situate të tillë dhe frikës së lëndimeve të qytetarëve të pafajshëm, ata iu kundërpërgjigjen me armë duke e lënë të vdekur!

 

deshmit ramiz mucollari renea maliq

Lini një Përgjigje