TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2023, 11:59

Kultivonin kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Krujë

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonin kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Krujë, pasi dyshohet se kishin kultivuar 11 kg hashash në fshatin Kroi i Madh.

Uniformat blu bëjnë me dije se Bujar Kani dhe Ndriçim Kani, të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, 3 javët e fundit, në fshatin Kroi i Madh.

"Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Kroi i Madh", për goditjen e veprimtarive kriminale të përsëritura në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

Kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në këtë fshat, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). 2 shtetasit e arrestuar, të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, 3 javët e fundit, në fshatin Kroi i Madh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara për 2 shtetas që prodhonin lëndë narkotike kanabis, në banesën e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kroi i Madh".

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve N. K., 43 vjeç dhe B. K., 22 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Kroi i Madh, Krujë. Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për përpunimin (tharjen) e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, gjatë 3 javëve të fundit, në fshatin Kroi i Madh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton policia.

kanabis arrestim babe e bir kruje

Lini një Përgjigje