TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2023, 14:13

U dënua me 2 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës, ish polici Jeton Lami kërkon lirinë në Apel

Shkruar nga Pamfleti
U dënua me 2 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës, ish polici
Jeton Lami

Ish polici Jeton Lami që u dënua nga Gjykata e Lezhës e dënoi  me 2 vite e 10 muaj burg, i është drejtuar Apelit për ankimimin e vendimit. 

Lami në kërkesën e tij deklaron se nuk është dakort me masën e vendosur.

Në argumeta ai shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës, e cila i është atribuar për shkak se ai shoqëronte shumë të kërkuarin Ervis Martinaj, veprim për të cilin konfirmohet edhe në pamjet filmike.

Por Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Sipas tij një informacion i tillë u jepet eprorëve dhe kjo gjë nuk i është komunikuar oficerëve të tjerë.

Më 23 gusht të 2022 , Policia arrestoi oficerin e Forcave Operacionale Jeton Lami, si njeriun e fundit të kapur nga kamerat e sigurisë në shoqërinë e Ervis Martinajt.

Më 25 gusht një prej anëtarëve kryesorë të bandës së Durrësit, Indrit Dokle mohoi të kishte gisht. Ky zhvillim u lidh me dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani, që akuzoi Ervis Martinajn si personin që do ta paguante në total me 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles.

1 vit nga zhdukja e tij, emri i Ervis Martrinajt u rikthye sërish në skenë pas zhvillimit të operacionit Metamorfoza, ndërsa SPAK lëshoi një tjetër urdhër kërkimi ndërkombëtar.

 

jeton lami ankimim në apel

Lini një Përgjigje