TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2023, 13:05

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, raportohet për një të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, raportohet

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në lagjen numër 1 në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për pasojë ka lokalizuar një automjet tip BMW.

Sakaq, nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përdorimin armëve.

Lini një Përgjigje