TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2023, 19:36

E rëndë në Vlorë, shpërthen bidoni me benzinë në skaf; plagosen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Vlorë, shpërthen bidoni me benzinë

Një tjetër ngjarje është shënuar në Himarë. Një bidon me 28 litra benzinë ka shpërthyer dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona 4 prej tyre pushues nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit.

Policia bën me dije se rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta 4 shtetas nga Kosova  A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

"Rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit , 24 vjeç,, 24 vjeç, 24 vjeç dhe , 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi ., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje