TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2023, 07:00

Tragjedi në Himarë! Ndërron jetë 16-vjeçari, u përplas me jet ski në plazhin e Llamanit

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Himarë! Ndërron jetë 16-vjeçari, u

16 vjeçari i cili drejtonte një nga 2 jet skitë që u përplasën aksidentalisht në plazhin e Llamanit nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë por nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe konfirmohet se adoleshenti u nda nga jeta rreth mesnatës.

Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K

Policia bën me dije se shkak i aksidentit është bërë përplasja e dy mjeteve jet-ski gjatë lundrimit në det.

Katër shokët nga Tirana kishin hyrë në det me dy jet-ski, kur u përplasën gjatë manovrave. 16-vjeçari K. Xh., u plagos rëndë në fytyrë dhe kokë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës, ndërsa lëndime mori edhe 17-vjeçari me inicialet D.K.

Paraprakisht u dyshua se plagosja kishte ndodhur gjatë hedhjes nga shkëmbi në det, por kjo ka rezultuar dëshmi e rreme e 17-vjeçarit me iniciale U. K., i cili ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Si ndodhi ngjarja sipas Policisë?

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

Nga hetimet ka rezultuar se:

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.
Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje