TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2023, 09:23

Plagosi inspektorin e Policisë në Himarë, arrestohet pas disa orësh kërkime autori; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

 

Plagosi inspektorin e Policisë në Himarë, arrestohet pas disa

Është arrestuar 60-vjeçari që plagosi me thikë 28 vjeçarin me detyrë inspektor i Policisë në Lukovë.

Efektivi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkak u bë, sipas policisë, ndërhyrja e të riut për të zgjidhur një konflikt mes dy personave në fshatin Pilur.

60-vjeçari Thodhori Mërkuri mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë policin Redin Caushaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë kthesës së fshatit Pilur.

Mësohet se Redin Caushaj, punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt mes disa personave.

Siç raportohet zyrtarisht, rreth orës 23:00 të së martës, punonjësi i policisë i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit teksa kalonte në rrugë pikasi dy persona që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

60 vjeçari Theodhor Mërkuri e goditi me thikë dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.

 

himarë plagosi policin

Lini një Përgjigje