TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2024, 11:45

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen mbi 5 mijë bimë dhe fidanë kanabis

Shkruar nga Pamfleti

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen mbi 5 mijë

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 5638 bimë dhe fidanë kanabisi në kuadër të operacionit “Territor i Pastër”.

Policia ka zbuluar gjithashtu në territorin e njësisë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë 5416 bimë dhe fidanë  kanabis.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel 160 bimë kanabis;

Ndërsa shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Fierzë 62 bimë kanabis.

“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 5638 bimë dhe fidanë dhe të dyshuar kanabis.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë dhe asgjësuan 5416 bimë dhe fidanë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 160 bimë kanabis;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 62 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve kanabis.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje