TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2024, 21:01

Nuk kanë të ndalur ngjarjet në Vlorë, polici përplas kalimtarin me makinën e shërbimit

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kanë të ndalur ngjarjet në Vlorë, polici përplas

Bëhet sërish protagoniste Vlora. Pas sherrit mes disa personave dhe policisë, plagosjes së një turisti nga gomonia dhe hipjes së një makine në trotuar, këtë mbrëmje një efektiv ka përplasur me makinë një qytetar.

Mbrëmjen e sotme në Vlorë, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh. Ky i fundit u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia. 

 

Lini një Përgjigje