TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2024, 12:01

Zbardhen detaje nga sherri me thika në Tropojë, personat nën efektin e alkoolit; autori ende në arrati

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga sherri me thika në Tropojë, personat nën
Adrian Pepkolaj

Zbardhen detaje te reja nga sherri me thika në Tropojë, ku gjatë përleshjes mbeti i vrarë 24 vjeçari Adrian Pepkolaj dhe u plagosën 2 të tjerë.

Sipas policisë, përplasja mes 5 personave në një lokal në fshatin Rajë të Fierzës është bërë pas konsumimit të alkoolit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre.

Burime nga policia thanë se 5 personat kanë qenë duke pirë alkool dhe më pas janë përfshirë në një konflikt banal, ku kanë përdorur shishe të thyera të pijeve alkolike dhe mjete të forta duke e kthyer në një tragjedi.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin, për motive ende të paqarta.

Kujtojmë se një viktimë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes me thika e sende të forta të ndodhur pasditen e 11 korrikut në një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës në Tropojë.

24-vjeçari Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në kërkim është shpallur autori Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj, Tropojë.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij ndërsa janë arrestuar 5 persona, shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.

Lini një Përgjigje