TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2024, 09:28

Krim i rëndë në Greqi, burri vret ish-gruan dhe më pas veten

Shkruar nga Pamfleti

Krim i rëndë në Greqi, burri vret ish-gruan dhe më pas veten

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 43-vjeçar ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten.

Mësohet se autori i ngjarjes nuk pranonte ndarjen nga nëna e dy fëmijëve të tij dhe ka ndërrmarrë aktin tragjik, duke i dhënë fund jetës së saj e më pas duke vrarë veten.

Raportohet se 43-vjeçari kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes duke mbajtur një pushkë në dorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Vajza 13-vjeçare e çiftit, e cila ka vënë re të atin, ka filluar të bërtasë. Fqinji i tyre, i cili jetonte një kat më sipër banesës së ish-çiftit dëgjoi zërat, zbriti dhe pa autorin me armën në dorë. Ai u përpoq ta ndalonte, por s’mundi.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. I tërbuar dhe i vendosur, 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës, duke qëlluar mbi 36-vjeçarin nga xhami i përparmë i mjetit.

Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës së ish-bashkëshortes dhe ka vrarë veten.

Dy ditë më parë, viktima kishte bërë kallëzim ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënim në familje, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Në datën 12 maj të vitit të kaluar, autori u arrestua pas denoncimit të gruas së tij për dhunë në familje, fyerje, kërcënime dhe dhunë fizike, por u lirua nga burgu.

Lini një Përgjigje