TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2024, 08:46

I ra autoboti i ujit sipër teksa po ndihmonte një qytetar, ndërron jetë efektivi në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

I ra autoboti i ujit sipër teksa po ndihmonte një qytetar,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku një efektiv policie ka humbur jetën pasi i ka rënë sipër një autobot uji.

Mësohet se 62-vjeçari Edmond Brahimaj ishte duke ndihmuar një qytetar për të ndërruar gomën e dëmtuar të mjetit. Efektivi i policisë rrugore, u plagos rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë të Elbasanit. Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita e ujit ka rënë mbi 62-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, efektivi ka ndërruar jetë në spital.

Lini një Përgjigje