TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2024, 07:28

I konsideruar si "bos" i fuqishëm i trafikut të drogës, kush është shqiptari që u burgos për 10 vite në Itali; lidhjet me klanet e kokainës

Shkruar nga Pamfleti

I konsideruar si "bos" i fuqishëm i trafikut të drogës,

Narkotrafikanti shqiptar Fasli Qibini, i cili ishte në arrati për mbi 13 vite dhe u arrestua vetëm janarin e kaluar, u dënua me 10 vjet burg në Itali.

Mediat italiane raportojnë se ai mori një dënim dukshëm të lehtë në krahasim me akuzat dhe kërkesat e prokurorisë publike që kishte bërë kërkesë për dënuar me 20 vjet burg.

Shqiptari përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Gjyqtari, duke ndjekur vijën mbrojtëse të avokatit, ka përjashtuar akuzën e organizatorit dhe drejtuesit të shoqatës kriminale, duke ulur kështu dënimin, shkruajnë mediat italiane.

Ai  konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas hetuesve, Qibini menaxhonte dhe ndërmjetësonte trafikun e heroinës midis vendit të tij të origjinës, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me “Nardielli”.

Lini një Përgjigje