TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2024, 20:10

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 viktima dhe 8 të plagosur; mes tyre dyshohet edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 viktima dhe 8 të

Një skelë ndërtimi u shemb këtë të premte në Lozanë të Zvicrës, ku shumica e punëtorëve në kantier ishin portugezë dhe shqiptarë.

Shembja e një skele në Lozanë të Zvicrës ka shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e të paktën 8 të tjerëve.

Mediat vendase bëjnë me dije se shumica e punëtorëve ishin shqiptarë dhe portugezë.

Skela u shemb nga një ndërtesë e lartë 16-katëshe apo rreth 60 metra për shkak të një kamioni që dyshohet se aksidentalisht e ka tërhequr me vete.

Nga katër viktimat, dy janë portugezë, njëri është shqiptar dhe një tjetër nuk është identifikuar ende.

Shtetësitë e personave të plagosur nuk janë konfirmuar ende. Mbi 150 zjarrfikës dhe forca policie rrethuan vendngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës.

Përveç katër të vrarëve, tetë të tjerë po trajtohen për lëndime, ku katër thuhet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime mesatare deri të lehta.

Sipas shtypit zviceran, një kompleks sportiv në afërsi të vendit të aksidentit është përdorur për të ndihmuar të lënduarit.

zvicer skela shqiptar 4 viktima

Lini një Përgjigje