TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2024, 17:33

Zbulohet kokainë me vlerë 36 mijë paund, arrestohen dy shqiptarë në Britani; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet kokainë me vlerë 36 mijë paund, arrestohen dy

Policia britanike gjeti kokainë me vlerë më shumë se 36,000 paund të fshehur në një banesë.

Gjatë kontrollit në banesën në Norwich, kokaina u gjet e fshehur pas një ventilatori. Gjithashtu bë banesë u gjetën 9,183 paund.

Sipas medias së huaj, droga u gjet pasi shqiptari Besmir Doci, 39 vjeç, u ndalua nga policia në Danimark Road, Norwich, dhe u zbulua se kishte 115 £ para në dorë.

Kur policia po kontrollonte banesën, personi tjetër i përfshirë Armir Cenaj, 24 vjeç, u kthye në pronë dhe u fut brenda pasi kishte bërë pazar.

Atij iu gjet një sasi kokaine si dhe 365 paund cash.

Oficerët e policisë më pas gjetën kokainën e cila ishte “e fshehur” në një boshllëk si dhe më shumë se 9,000 £ në një kuti këpucësh.

Gjykata vendosi nga dy vite burgim, gjyqtari Anthony Bate tha se ata ishin të përfshirë në furnizimin “klandestin” të drogës së klasit A.

Avokati i Docit, tha se klientit të tij i vinte “shumë keq” por pasi erdhi në këtë vend me premtimin e punësimit e gjeti veten në borxhe, ishte “i pastrehë, nuk kishte mbështetje dhe ishte i dëshpëruar”.

Ndërsa avokati i Cenajt, Matthew Edwards, tha se atij si shumë të tjerëve, i ishte “shitur diçka si një mundësi false për të ardhur në MB”.

 

shqiptar britani 36 mijë paund kokaine

Lini një Përgjigje