TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2024, 10:49

Aksion antidrogë në Krujë, arrestohen 12 persona; në kërkim 4 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksion antidrogë në Krujë, arrestohen 12 persona; në

12 persona janë arrestuar ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndës narkotike kanabis në fshatra të ndryshme të Krujës.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për 16 shtetas, ndërsa ka urdhëruar kontrollin e banesës për 3 shtetas.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, në vijim të punës për goditjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të implikuar në këto veprimtari, në kuadër të procedimit penal nr.308/2022, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit:

- E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.

Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje