
56-vjeçari që u godit nga gomonia në Karaburunn është nisur me helikopter drejt Tiranës. Mësohet se 56-vjeçari ka prerë këmbën, teksa nuk dihet ende gjendja e tij.
Policia njoftoi se sot, në Karaburun, një gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. 56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje