TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2024, 14:44

"Do të publikoj videot"/ I mori 23 mijë euro shqiptarit nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

"Do të publikoj videot"/ I mori 23 mijë euro shqiptarit

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për mashtrim duke i marrë një shumë prej 23 mijë euro një shtetasi shqiptar jashtë vendit.

Sipas policisë, 43-vjeçari banues në Divjakë, i ka marrë shumën e parave 56-vjeçarit në Itali duke i premtuar se do t’i botonte një libër me poezi.

43-vjeçari akuzohet gjithashtu edhe për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi e ka kërcënuar 53-vjeçarin se do t’i publikonte në rrjete sociale disa video personale.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Book”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi B. F., 43 vjeç, banues në Divjakë, për veprat penale  “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Ky shtetas dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën 23 000 euro nga një 56-vjeçar, banues në Itali, me premtimin se do ti botonte atij një libër me poezi. Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje