TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2024, 10:42

Tritoli në Elbasan/ 26-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma, objektiv ishin dy motrat e tij që jetonin me qira

Shkruar nga Pamfleti
Tritoli në Elbasan/ 26-vjeçari në gjendje të
Foto ilustruese

26-vjeçari Enea Themollari është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur nga një tritol që u vendos në pallatin ku ai jetonte.

Sipas burimeve, objektiv ishin dy motrat të cilat jetonin me qira në hyrjen përballë, në pronësi të 59-vjeçarit B. B.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit 59 vjeçarit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

‘Rreth orës 02:30, në lagjen ‘Haxhias’, në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.   Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.’, njoftoi policia.

tritoli në elbasan enea themollari

Lini një Përgjigje