42-vjeçari Flori Tahiri është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka goditur me helikën e gomones një turist 60-vjeçar. 42-vjeçari banues në Vlorë, u arrestua për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, në vendin e quajtur si ‘Shën Jani’ në gadishullin e Karaburunit. 60-vjeçari me inicialet A.K mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, njofton policia.
Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje