
Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimi me eksploziv që ishte vendosur në derën e një apartamenti në një pallat në Elbasan.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në lagjen “Haxhias” në koridorin e katit të katërt të një pallati. Sipas policisë, lënda plasëse u vendos në derën e hyrjes të apartamentit në pronësi të një 59-vjeçari, në të cilën jetonin me qira dy persona.
“Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje