TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2024, 10:17

“O Nuredin Dumani mbaj të dashurën se po ta kapa…”/ Xhovana Nikolli shënjestra e tritolit në Elbasan; lidhja me 'penditon' e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
“O Nuredin Dumani mbaj të dashurën se po ta kapa…”/
Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli

Brenda banesës së katit të 4 ku shpërtheu lënda plasëse në Elbasan jetonte shtetësja Xhovana Nikolli së bashku me motrën e saj.

Nikolli rezulton të jetë e dashura e Amarildo Nikolli aloas Xhenje i cili është bërë i penduar i drejtësisë dhe dosja e tij po hetohet nga SPAK.

Ai u ndalua në Vlorë rreth 1 vit më parë e ndërsa kishte dyshime se në qytetin bregdetar do të kryente një vrasje.

Sipas të dhënave pak ditë para shpërthimit me lëndë plasese ajo ka shpërndarë një video live duke folur mbi të dashurën e të penduarit tjetër të SPAK, Nuredin Dumani.

Mes të tjerash me tone kërcënuese Nikolli i thotë: O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund ti bëj....

Burimet bëjnë me dije se ajo bashkë me motrën e saj kanë qenë në banesën e saj në momentin e sulmit.

Para policisë së Elbasanit nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar.

Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli ku është kthyer në një të penduar të drejtësisë.

E dashura e tij bëri bujë në median rozë, në momentin kur i shkoi Amarildo Nikollit me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Xhovana Nikolli krahas videos në atë kohë të publikuar në rrjetet sociale.

nuredin dumani spak amarildo nikolli

Lini një Përgjigje