
Një automjet në autostradën Vlorë-Levan është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve të para, shkak është bërë një shkëndijë elektrike në automjet. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe forcat zjarrfikëse.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lini një Përgjigje