TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2024, 12:39

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 29-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 29-vjeçari
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Kastriot në Dibër.

29-vjeçari me inicialet D.N ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin me inicialet D.Gj, ku për pasojë ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, shoferi është arrestuar menjëherë nga policia.

“Në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, shtetasi D.N., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj. ku për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje