TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2023, 19:15

“Nuk pyes për SHKB-në”/ Zbardhen përgjimet, si Oltian Bistri dekonspironte eprorët dhe kolegët

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk pyes për SHKB-në”/ Zbardhen përgjimet, si Oltian

Zbërthimi i aplikacioneve ‘EncroChat’ dhe ‘SkyECC’ nga xhandarmëria franceze, siç edhe po qarkullojnë lajmet dita-ditës, vërtetoi atë që për shumë prej nesh kishte mbetur vetëm në ‘të thëna’: Përfshirjen deri në rrënjë të krimit në polici dhe anasjelltas.

Shpesh, shumë prej nesh, kanë folur rreth dekonspirimit të operacioneve të bujshme. Shpeshherë, personazhe të njohur të botës së krimit, të shpallur në kërkim, arrinin të shpëtonin paq, në momentin që Forcat e Posaçme zbarkonin në banesat e tyre, për t’i prangosur.

Dekonspirimin, e kemi menduar, ose kemi dashur ta besojmë, se vinte nga radhët e vogla. Por jo. Në fakt, një ‘i vogël’, nuk e ka guximin në radhë të parë, që të japë detaje të klasifikuara, e për më tepër, nuk e ka as informacionin. Të vetmit që disponojnë këto informacione specifike, janë drejtuesit.

Një gjë të tillë na e vërtetoi më së miri, operacioni Metmorfoza, më i bujshmi deri më tani, që nga zënia fill e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në një pjesë të vendimit të Gjykatës së Posaçme, del në pah edhe emri i një ish-drejtuesi të lartë të Policisë së Shtetit, Oltian Bistri.

Ishte koha kur Kryeministri Edi Rama, kishte ndaluar njëherë e me gjasë përgjithmonë, lojërat e fatit në vendin tonë. Pak kohë par operacioni ‘Marrëzia e Fundit’, vihet re në dosje, se si personazhe të shpallur edhe investitorë strategjikë, vijonin në ‘të zezë’ aktivitetin e tyre tashmë të paligjshëm, të mbrojtur e të informuar nga ata që persupozohej t’i luftonin, punonjësit e bluve.

Oltian Bistri, flet hapur me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke e informuar se kur do të bëheshin operacione për goditjen e atyre që ushtronin aktivitet lojërash fati në mënyrë të jashtëligjshme.

Madje, në disa fjali të zbardhura nga bisedat e aplikacioneve të enkriptuara, drejtuesi atëkohë i Komisariatit nr.2 në kryeqytet, shprehet se për të nuk ekziston as Shërbim i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave e as ndonjë survejues tjetër, prandaj Pëllumb Gjoka mund të vepronte lirisht.

Në sms-të e zbardhura, ish drejtuesi i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, përmend edhe emrat e eprorëve të tij, të cilët në asnjë moment nuk kishin pranuar vijimin e punës në mënyrë të jashtëligjshme nga ana e mikut të Bistrit, Pëllumb Gjoka. Një gjë e tillë, nuk e pengoi këtë të fundit t’i jepte krahë në vazhdimin e aktivitetit. Madje duke i thënë edhe se nuk po e bënte për para, por për respektin që kishte ndaj tij.

Në një tjetër episod, Bistri, i jep informacion edhe më të klasifikuar, duke i dërguar një fotografi, në të cilën ishte në personazh që do të arrestohej së shpejti. Qëllimi ishte që Pëllumb Gjoka ta informonte pasi e kishte mik.

Çka rezultoi të ishte shtetasi Ali M Hysa, shpallur në kërkim nga Prokuroria e Përmetit.

Pjesë nga dosja:

Lidhur me episodin e shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrja e sekretit hetimor nga punonjësi i policisë Oltian Bistri.

 

Për interesa të dokumentimit të këtij episodi janë analizuar aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë qe ju përkasin komunikimeve te SkyEÇ, te disa prej personave nën hetim.

Referuar bisedave tē realizuara nga pëqrdoruesit e SkyEÇ ne periudhën kohore nga data 25.11.2019 deri Me date 28.04.2020 ndërmjet shtetasve Pellumb Gjoka “7142D9” dhe Oltian Bistri “DB7EDI” dyshohet se shtetasi Pëllumb Gjoka zhvillon aktivitetin e lojërave te fatit ne kundërshtim me ligjin dhe shtetasi Oltian Bistri i krijon lehtësira duke perdorur mundesite qe i ofron pozicioni i punës si Shefi i Komisariatit te Policise Nr 2 Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se:

Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thënë, ka 25 kompjutera dhe një ruletë. Ju kish thënë do e filmoj t;ua sjell edhe dua I milion lek për informacionin. E gjen dot cili është? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori është trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike.

Më date 06.12.2019 ora 18.51 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, sbèhet ajo, ai qe pieta, ca ti them une. I thash do marrësh kafen. Se i kane vajt shume e i thone olti i mban ne mes të Tr. Se une i q*ja motrën.

Me date 07.12.2019 ora 20.18 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, kane hap një hetim per një tavoline ata, jo për mua, por mos e bej muhabet. Ai që më pyète. Per një tavoline tjetër kan hap hetim për ca police që vajtën me kamer ndez edhe thane ska tavoline. Po hë. Beni. Se mua me ruajne k** SHKB dhe kush e ka bërë SHKB.

Me date 08.12.2019 ora 19.06 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, me tha dhe një tjetër pèr ate hetimin. Kujt mo. Apo tja jap atij te gjitha. E kane bere nga ëndra po ka gjë. Është jashtë logjike. Është njëlloj te ta bëj unë ty hetimin. Po mbase sju ka marre koka ere. Se ka vëzhgimin tonë.

Me date 11.12.2019 ora 03.06 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, ka frike rebaniu, se i paskan thëne për këtë rastin dhe është tremb… .

Ne orën 03.20 Oltian Bistri shkruan, ik fli tani, apo ke punëtore brenda? Kush është klienti me i fortë? I ke marre ndonjë taivanit? Ty te duhen me lek, jo ata qe si lënë andej. Ata që si lëne janë të mbaruar. Prit një herë te mbaroje aksioni. Unë e bëra per ty këte se s’me ngrene ato 1500 euro qe marr. Se vec per ty e lash. Eshte muhabet vk. Edhe per ane morale me tepèr. Se vetm stres. Vetëm keto sa bejne, ti lutem rebos, aman. Ai leket do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frike.

Me date 28.12.2019 ora 16.41 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Rebo shume i trembur. Pa roje te dera ta flas, me roje aty, jo.

Me date 20.01.2020 ora 20.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Ka qene qetesi kaq kohë. Sot nga 7, pati nia dy tel, ka kazino, rulet eti. Por ska problem se i thash cunave e bërën sikur erdhën dhe nuk konstatuan gje.

Me date 31.01.2020 ora 17.59 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, sdo as Ardi se i thash. Bile dhe per këte me cau karin. I thash e le punën e se heq se i kam dhen llafin.

Me date 18.02.2020 ora 11.32 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Neser mos e hap. Keto dy tre dite. Mos i thuaj neri. Po dy tre ditë. Nesër ka aksion nga operacionalja ne zonen time. Te lutem mos e diskuto me asnje se me prish pune shume. Po mora vesh që do të vijne aty tek ty do te them vete. Mire eshtë mos të  jete hapur.

Me date 19.02.2020 ora 22.34 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, Nesër ne darke mbylle, ose me saktë nesër ne darke do bëhen kontrollet.

Me date 20.02.2020 ora 00.00 shtetasi Pllumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, E di, por tani takova te madhin edhe me tha e shtyme per neser ne darke ndaj.

Ne orën 19.25 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, tani do filloj per pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri ne qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kanë sjell emrat dhe vëndet. Dr tha, do e heq piken nga lista. Jo. E din Rebua vete ska nevojë.

Nga ana e policisë gjyqësore me date 19.07.2023 ështe realizuar kqyrja dhe marrja e dokumenteve dhe konkretisht kopje e njehsuar me origjinalin e Planit Operacional “FATI I LOJRAVE” me nr 140/3 Prot date 20.02.2020 i miratuar nga Drejtori i Policise pranë DVP Tirane Rebani Jaupi. Ky plan operacional ka si objekt goditjen e aktivitetit kriminal te “Organizimi i Ilotarive dhe basteve sportive pa leje, vënia ne dispozicion i lokaleve për lojra fati, fshehje e te ardhurave dhe pastrimi i produkteve te veprës penale”. Dokumenti i kqyrur ka te përcaktuar ne faqen e parë nivelin e klasifikimit “*Sekret” te percaktuar nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane. Me konkretisht ne aneksin (Mekanizmi i veprimit dhe ndërhyrja ne terren) shpjegohet qe ne territorin e komisariatit te policise nr 2 dhe nr 6 Tirane janë planifikuar te kontrollohen gjithsej 49 subjekte.

Më date 22.02.2020 ora 17.03 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, hape vk, mos lërë roje jashtë. Shumë rëndesi i dhane operacionit. Jo se kto dite vazhdon prap operacioni ndaj lëre larg.

Me date 23.02.2020 ora 22.40 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, O vlla keq puna me keto. Me thirren lart, se mbajme dot piken aty. A tju qish ropt ketyre. Se di. Me duket se eshte interesuar Leshi vetë por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që s’te ndjek njeri dhe eja lart tek fshati sos pll brigadave te hoteli i Gaz Brahja.

Me date 27.02.2020 ora 22.27 shtetasi pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me perdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i dërgon fotografinë e një personi dhe e pyet, E njeh kete? I ka dal urdhëri per paketim, por mos i thuaj njeriu ta dish për vete. Se mendova se e ke shok ndaj ta thash. Qendra e kërkon.

11.1 Me shkresën Nr.8582 datë 15.06.2023 i eshte kërkuar Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit identifikimi i personit që ndodhet ne foton e derguar midis DB7ED1 dhe 7142D9 te cili i referohen se ka dalë urdhri i ndalimit. Ne përgjigje te shkreses se organit procedues, me shkresën Nr. 1 1. Prot date 21.06.2023, Drejtoria e Pergjithshme e Policise së Shteti bën me dije se personi ne foto ështe shtetasi Ali.M.Hysa i shpallur ne kerkim me date 28.02.2020 nga DVP Shkodër ne baze te urdhrit te Prokurorisë Permet.

Ne orën 22.54 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, ca te thot ai. Se di ca do bejne këta motërqirat. Urdhëri eshte te godasin ty dhe mua bashke. Duan foto te te dyve bashke. Po te pyeten thuaj se njoh. Jane legena o vlla, se ke idenë. Thuaj se njoh fare ate, bile me shaj.

Me date 10.03.2020 ora 04.35 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shkruan, jam jasht, me leje ca ditë. Me date 25.03.2020 ora 14.52 shtetasi Pellumb Gjoka duke perdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit shruan, …Rebo sdo, ka frikë. Jane dy zv, për kë thua? Po ai ska pune.

Sa më sipër, dyshohet se shtetasi Oltian Bistri me veprimet/mosveprimet e tij ka shpërdoruar detyrën si dhe ka nxjerre sekretin hetimor duke dhene informacionin e disponuar për shkak të detyres se tij.

Lini një Përgjigje