TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2023, 16:13

Përgjimet për vrasjen Gjin Ndojit, ekzekutori: M'u bllokua arma, se doja me ia gri kokën se më tha diçka!

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet për vrasjen Gjin Ndojit, ekzekutori: M'u bllokua arma,

Denis Brajoviç, ekzekutori i Gjin Ndojit ka folur pas vrasjes me Behar Bajrin. Në bisedën me Behar Bajrin, sipas përgjimeve ekzekutori i ka thënë se i është bllokuar arma, pasi donte t’ia grinte kokën sepse para vrasjes Gjin Ndoji i kishte thënë diçka.

Kujtojmë që Gjin Ndoji është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa në bisedimet e bëra në aplikacionin ‘Sky ECC’, ekzekutori nuk i ka treguar se çfarë i tha Gjin Ndoji përpara se ta vriste.

Pjesë nga përgjimet:

Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviç. Denisi i shkruan, "Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se me tha diçka.

Në orën 02.54 deri në orën 03.11 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka (ne kete bisedë janë te përftuara vetëm bisedat e shkruara nga Klodor Haka). Klodor Haka shkruan ...ca po ban.......ah ku kena ken.......hiq tu fjet.......po nihena nesër......natën, të rujt zoti....

Në orën 02.57 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviç. Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, "Po vlla Sky. Jo sia gjetëm. Atë tjetrin ja thyme edhe e tretëm. Fshihen vila. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se mendum se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. S’ka ken me ken. Makina u dieg, teshat i djegëm. Se pyta mo vila, vec i thash ca bane".

Në orën 03.13 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviç. Denisi i shkruan dhe e pyet "nëse ka dhënë gjë televizori, gjithashtu i kërkon që "të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballe ketij që na morri. Mire shife vete po s’jena mirë këtu, po tu beshim bashke dhe te kishim edhe cel Mendoje vete, po vec se jena afer makinës".

Në orën 09.11 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjelle tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj Në orën 09.29 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të "Samos" në çantë.

Në orën 11.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka. Klodori i shkruan që, jam duke ardh me "V" andej se don me ardh te ti, direkt tani po nisem.

Lini një Përgjigje