Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e SPAK, ku zbulohet se ka qenë Behar Brajoviq (Bajri) porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit në vitin 2020.
Vrasja nuk është realizuar.
Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij ndërsa Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka.
"Vrasja është porositur nga Behar Brajoviq për shkak të konflikteve që ky shtetas ka me ta dhe në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij. Ndërkohë për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre" thuhet në dosje
Kanë qenë bisedat e përgjuara që janı bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.
Rioli i të përfshirëve në organizimin e vrasjes:
Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit. Më pas këta do të njoftonin Behar Brajoviq.
Prek Kodra është kontraktuar nga Beber Brajoviq me qëllim sigurimin e personave që do të kryenin vrasjen. Sigurimin e informacioneve për vendndodhje dhe lëvizjet e tyre dhe organizimin e krijimin e kushteve për realizimin e vrasjeve.
Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit. Është kontraktuar nga Prekë Kodra me të cilin bashkëpunon me qellim konstatimin dhe dhe ekzekutimin e Dorian Dulit Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit
Astmer Bilali duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit të cili e shikon me përparësi dhe më pas dhënien ndihmë për vrasjen e Dorian Dulit për të cilin interesohet Behar Brajoviq.
Denis Brajeviq ka pasur rolin e sigurimit e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
Bardhyl Mavraj duke qenë në lidhje e ngushtë me Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilit duke kontraktuar Nuredin Dumanin, etj.
Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit duke shfrytëzuar aksesin që ka ky shtetas për shkak të detyrës si She i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.
Lini një Përgjigje