TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2023, 10:40

Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, 15-vjeçarja zbulon kush e shfrytëzonte për prostitucion

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, 15-vjeçarja zbulon kush

Vrasja e 32-vjeçares, Luljeta Preza poshtë urës së Dajlanit në Durrës ka zbardhur një tjetër rast prostitucioni.

15-vjeçarja, e cila është proceduar penalisht për “moskallëzim krimi” pasi ka qenë prezente në momentin e kryerjes së krimit ndaj Luljeta Prezës, ka dëshmuar para policisë se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me 24-vjeçarin Eridon Patlli, ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

"Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Eridon Patlli, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion", njofton policia.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë tek “Ura e Dajlanit”, në lagjen nr. 13 Durrës, Policia arrestoi Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin si autorë të dyshuar të krimit. Dëshmitare të krimit ishin edhe 3 vajza, shoqe të viktimës.

Katër gratë mësohet se bënin punë të ndryshme, mes të cilave edhe lypnin nëpër rrugë, ndërsa orët e natës i kalonin poshtë “Urës së Dajlanit”, një nga kryqëzimet e rrugëve më të rrahura në vendin tonë.

Natën e krimit, bazuar në rrëfimet e tri vajzave të shoqëruara, ata kishin konsumuar drogë.

Dy të arrestuarit raportohet se i kanë kërkuar Luljetës një shumë parash, rreth 2 mijë lekë. Ajo nuk i ka pasur t’ua japë e për pasojë ka nisur grindja. Me ato që kanë treguar dëshmitaret, bëhet me dije se viktima, më herët, ishte aksidentuar nga një makinë në Durrës. Ajo kishte përfunduar në spital dhe të gjitha paratë i kishte lënë për kurim, madje kishte marrë borxh edhe te dy të njohurit e saj.

Por me sa duket, natën e ngjarjes, situata ka agravuar e për pasojë ata e kanë vrarë me dy goditje thike. Aldo Brahimi dyshohet se është larguar drejt Lushnjës, ndërsa Ylli Grabovari është kthyer në Sukth. Policia i ka vënë në pranga dhe nën akuzë për vrasje me dashje, ndërsa nën hetim janë edhe tri shoqet e viktimës.

luljeta preza durres prostitucion

Lini një Përgjigje