
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shëngjin ku dy shtetas kosovarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.
66-vjeçari Hazir Berisha gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur 59-vjeçarin e identifikuar si Selim Bllaca.
Policia bën me dije se sherri për mbeturinat u bë shkak për plagosjen me thikë të 59-vjeçarit Selim Bllaca mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kunës në Shëngjin. Nga hetimet rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesej për objektin ku ata jetonin në Shëngjin gjatë stinës së verës.
Sipas burimeve debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Ballaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend. Kjo solli debate mes tyre te cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri-tjetrin e më pas 66-vjeçari Selim Bllaca e ka goditur me thikë.
Lini një Përgjigje