
Arben Kurmeka humbi jetën ditën e djeshme në Durrës, pasi e zunë pllakat e mermerit. Në pranga ka rënë shoferi i kamionit që po transportonte mermerin, pasi u largua nga vendi i ngjarjes dhe nuk njoftoi as policinë dhe as ambulancën. Bëhet fjalë për Musa Kabashin.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, se shtetasi A. K., 52 vjeç, humbi jetën për shkak se nga kamioni me të cilin po punonte, kishin rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kishin zënë poshtë, ju bëjmë me dije se:
Si rezultat i hetimeve të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje