
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ramazan Rrajës. Mësohet se ai është kapur tek Ura e Gjolës, ku ka qenë në cep të rrugës vetëm në këmbë.
Sipas burimeve, dyshohet se Rraja ka qenë duke pritur ndonjë person tjetër. Në atë moment është ndërhyrë nga blutë për arrestimin e tij.
Me vete i është gjetur edhe një pistoletë. Dyshimet janë se ai sapo ishte kthyer nga Dubai dhe SPAK është vënë në ndjekje derisa u lokalizua falë informacioneve operative.
Lini një Përgjigje