
Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahaman Rraja ka rënë në prangat e policisë në Fushë-Krujë mbrëmjen e sotme.
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje mbi arrestimin e tij.
Në një postim në rrjete sociale, Hoxha shkruan se Rraja u arrestua teksa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtarësh myslimanë në një lokal pranë Urës së Gjolës. Gazetari bën me dije gjithashtu se Rraja nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të arrestimit.
Postimi i Artan Hoxhës:
Forcat speciale sapo kanë arrestuar personin e shpallur në kërkim Ramazan Rraja, rreth orës 19:45 minuta.
Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist në zonën e Fushë Krujës, Rrahman Rrahja, u ndalua ndërsa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtarësh muslimanë në një lokal pranë Urës së Gjolës.
Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, një numër i madh i forcave speciale nga Tirana kanë rrethuar lokalin që ndodhet në krahun e majtë të rrugës nacionale Vorë–Fushë Krujë. Më pas ato kanë ndërhyrë duke arrestuar pa rezistencë shtetasin Ramazan Rraja.
Lini një Përgjigje