TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 19:43

Dënoi me burg të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan, zbardhet vendimi i GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Dënoi me burg të përjetshëm Ardjan dhe Florenc

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

Në vendimin e bërë publik nga GJKKO, Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Olsi Leku, përveç vrasjes akuzohen ndër të tjera për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve dhe si grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë Ervis Bardhi si bashkëpunëtor i drejtësisë është dënuar me vetëm 15 vite burgim, ndërsa me 25 vite burgim është dënuar Klajdi Dokli dhe Etjen Cani.

Vendimi i GJKKO:

-Deklarimin fajtor të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Çopja (alias Çapja) dënohet me burgim të përjetshëm.

-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Ardjan Çopja (alias Çapja) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

1- Deklarimin fajtor të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Florenc Çapia (alias Çapja), dënohet me burgim të përjetshëm.

-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Florenc Çapia (alias Çapja), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

2-Deklarimin fajtor të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhedënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou) dënohet me burgim të përjetshëm.

-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

4- Deklarimin fajtor të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe të nenit 37/a pika 4 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhedënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ervis Bardhi, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Bardhi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

5- Deklarimin fajtor të pandehurit Klajdi Dokoli, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Dokoli, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Klajdi Dokoli, dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Klajdi Dokoli do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

6- Deklarimin fajtor të pandehurit Etjen Cani (alias Çani), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Etjen Cani (alias Çani), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Etjen Cani (alias Çani), dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Etjen Cani (alias Çani), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.

-Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit) të lëshuar në datë 17.06.2021, nga prokurori Behar Dibra, si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të K.Pr.Penale, disponohet si më poshtë:

vendimi gjkko Çapja

Lini një Përgjigje