
Policia ka rrethuar gjithë Lezhën në kërkim të autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me gjakmarrje dhe për këtë arsye polica ka mësyr në tre banesa.
Policia ka bërë kontrolle në Lezhë në banesat e familjes Balaj. Sipas burimeve policore nuk janë gjetur në banesë asnjë nga djemtë e familjes, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë dhe sipas sistemit TIMS kanë dalë jashtë vendit vite më parë.
Në vitin 2000 anëtarë të fisit Balaj kanë vrarë vëllanë e Ardian Nikulaj. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë vrarë dy persona nga fisi Balaj.
Lini një Përgjigje