TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 15:23

Autori i veshur si polic, publikohen pamjet e vrasjes së biznesmenit në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
Autori i veshur si polic, publikohen pamjet e vrasjes së biznesmenit
Momenti i vrasjes së biznesmenit

Publikohen pamjet e atentatit në Lezhë. Ditën e sotme u ekzekutua brenda lokalit të tij Ardian Nikulaj, ndërkohë që duhet se ka qenë një atentat i mirëorganizuar. Në pamjet e publikuara duket se vrasësi është i veshur si efektiv policie.

Ai ka qenë me jelek fosforeshent dhe me pantallona blu, si dhe me skafandër në kokë. Po ashtu mban dhe maskë kirugjikale. 50-vjeçari duket që ka qenë vetëm në tavolinë dhe autori futet brenda dhe e qëllon direkt në kokë dhe në trup me pistoletë. Më pas ai është larguar me një motor. Dyshohet se bashkë me të ka qenë një person tjetër që e ka ndihmuar të largohet.  

Ende nuk dihen arsyet e atentatit, por policia po heton në disa pista. Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.

Në vitin 2021, ai kishte kandiduar për postin e deputetit nën partinë e PSD-së, ndërsa gjithashtu rezulton kandidat në listën për këshilltarë bashkiakë aktualisht. Më herët ai kishte qenë emigrant jashtë shtetit, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës, në ndërtim dhe biznese të tjera. Më herët kishte qenë kreu i ALUINZ-it.

"Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes", njoftoi policia.

 

atentti lezhe

Lini një Përgjigje