TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 13:43

Plas arma në Shëngjin, vritet biznesmeni Ardian Nikulaj

Shkruar nga Pamfleti
Plas arma në Shëngjin, vritet biznesmeni Ardian Nikulaj
Ardian Nikulaj

Një vrasje ka ndodhur sot në Shëngjin.Mësohet se viktima është Ardian Nikulaj, eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës.

Biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë sot në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në në lokalin  “Coral”.

Nikulaj ka disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun dhe se është një emër i njohur në zonë.Ende nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate.

Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

ardian nikulaj shëngjin

Lini një Përgjigje