TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 13:17

Trafikonin makina të vjedhura në Kosovë, SPAK kërkon 41 vite burg për 7 të pandehurit

Shkruar nga Pamfleti
Trafikonin makina të vjedhura në Kosovë, SPAK kërkon 41 vite

GJKKO ka dhënë sot vendimin për 7 anëtarët e një bande kriminale që akuzohen për trafik të mjeteve motorike nga Kosova drejt Shqipërisë. Mes të arrestuarve janë edhe tre policë, përkatësisht Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha. Për 7 të pandehur SPAK ka kërkuar në total 41 vite burg. SPAK kërkon 8 vite burg për drejtuesin e grupit Drejtuesi i grupit, Selaudin Shahini,  i cili mendohet se duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.

Më pas ishte Ndriçim Shahini, kushëriri i Selaudinit, personi që kujdesej për shitjen e mjeteve. Në trafikun e mjeteve akuzohen se janë përfshirë edhe Ervis Cara, (kushëri i Ndriçimit); Aurel Shatri (shok i Ervisit); Vojsava Doda (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit); Endi Ahmetaj (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit) dhe Fatri Braha (Punonjës i Policisë). Shahini dhe 6 të pandehurit e tjerë akuzohen për 3 vepra penale, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

spak

Lini një Përgjigje