TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 11:55

Shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet

Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë. Në pranga është vënë Viljano Ruka.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i  kontrolleve të vazhdueshme në ambientet e lokaleve të natës dhe në zonën përreth tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 5”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi V. R., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën 350 doza të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi V. R., në lokale nate, në Vlorë.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M., 31 vjeç, A. K., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe për shtetasen Ch. R., 26 vjeçe banuese në Itali, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga shtetasi V. R.", njofton policia. 

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të metejshme.

 

Lini një Përgjigje